Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Albania Mastermind Retreat 2024” në “Air Albania”, Edi Rama dhe Armand Duka tregojnë rrugën drejt suksesit

Shkruar nga Newsbomb

“Albania Mastermind Retreat 2024” në “Air Albania”,

Më 24-27 maj në Tiranë u zhvillua "Albania Mastermind Retreat 2024" nga Savoys Club. Një Mastermind 3-ditor ku 80 sipërmarrës nga e gjithë bota u mblodhën të diskutojnë gjithçka rreth botës së biznesit, të rejat më të fundit të teknologjisë si Crypto apo Inteligjenca Artificiale, mundësitë e investimit në Real Estate, zhvillimi dhe blerja e një biznesi, si dhe trajnim në sektorin e shitjes (Sales Training).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i ftuar nderi ku diskutoi me të pranishmit historinë e tij drejt suksesit, atë çfarë duhet për të drejtuar një shtet, mundësitë e investimit në Shqipëri e shumë të tjera.

Dita e dytë e Mastermind u zhvillua në stadiumin “Air Albania” që u rezervua posaçërisht për këtë event. Presidenti i FSHF, njëkohësisht edhe zv.presidenti i UEFA, Armand Duka, ishte i ftuari special i ditës ku zhvilloi një drekë private me të ftuarit të cilët shtruan pyetjet e tyre drejt kreut të futbollit shqiptar i cili ka një karrierë të gjatë e të suksesshme në botën e biznesit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Savoys Club (@savoysclub)

Në ditën e tretë të këtij eventi të Savoy Club, tre sipërmarrës të suksesshëm si Adam Markley, Chris Spearmen dhe Michael Harding zhvilluan seminare për AI & Crypto, Business Development dhe Sales Training.

Me këtë të fundit, mbyllet me sukses një Mastermind i veçantë e frytdhënës në Shqipëri ku ‘dyer’ nga më të ndryshmet hapen si një mundësi e artë për të bërë biznes. Eksperienca dhe leksionet që merren nga një event i tillë e mbi të gjitha, njohja me sipërmarrës të suksesshëm shërben për krijimin e një network produktiv e marrjen e një perspektive të re mbi sfidat e biznesit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Savoys Club (@savoysclub)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese