Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Akte dhune në klasiken Vllaznia - Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Shkruar nga Newsbomb
Akte dhune në klasiken Vllaznia - Tirana, FSHF përjashton 5
Foto ilustruese

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka përjashtuar 5 tifozë nga hyrja në stadiume në çdo kompeticion që organizon Federata për një periudhë të pakufizuar.

Deivid Pesjaka, Shpëtim Xorxi, Shendi Sata, Arben Sulaj dhe Mirash Lila janë emrat e tifozëve që që shkaktuan akte dhune në ndeshjen Vllaznia - Tirana (2-2) pak javë më parë të luajtur në stadiumin 'Loro Boriçi' të Shkodrës. 

Me ndihmën e Policisë së Shkodrës është bërë e mundur identifikimi i autorëve të cilët përjashtohen nga çdo stadium i Republikës së Shqipërisë

-VENDIMI-

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, KF Vllaznia – KF Tirana të zhvilluar më datë 25.08.2024 ora 20:00 në stadiumin Loro Boriçi, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Devid Arben Pesjaka
Shpëtim Ardian Xorxi
Shendi Roland Sata
Arben Petrit Sulaj
Mirash Irfan Lila

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese