Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

A do t’i sjellë fat “Arena e Demave” Tiranës? Bardheblutë për herë të parë në shtëpinë e Partizanit

Shkruar nga Newsbomb
A do t’i sjellë fat “Arena e Demave” Tiranës?
Skuadra e Tiranës/ Foto ilustruese

Tirana do të luajë të premten kundër Erzenit, në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Një sfidë mjaft e rëndësishme për bardheblutë që synojnë “Final Four”, por edhe për shijakasit që duan mbijetesën.

Kjo sfidë është caktuar të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”. Paradoks, por bardheblutë janë të detyruar të luajnë në shtëpinë e rivalit të përjetshëm, Partizanit. Erzeni është pritës dhe në mungesë të një impianti sportiv, kanë zgjedhur shtëpinë e kuqe.

Ndeshja Erzeni – Tirana është programuar të zhvillohet të premten, në orën 15:00. Shijakasit gjenden në vendin e nëntë me 31 pikë, ndërsa bardheblutë në vend të pestë me 43. Humbja do të ishte fatale për të dy skuadrat.

Natyrisht pritet me interes të shihet nëse tifozët e Tiranës do të ndjekin ekipin e tyre në atë stadium, ku bardheblutë shkelin për herë të parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese