Hapësire reklamuese


Sporti

A do të këndojë Gjesti në stadium në ndeshjen Shqipëri – Serbi? Zyrtarët e FSHF-së zbulojnë të vërtetën

Shkruar nga Newsbomb
A do të këndojë Gjesti në stadium në ndeshjen
Fotomontazh-Stadiumi-Gjesti

Një nga lajmet që ditën e djeshme ka marrë “dhenë” është se Gjesti mund të performojë në “Arenën Kombëtare” në sfidën Shqipëri – Serbi. Takim ky që do të luhet më 7 qershor në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Menjëherë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, ky lajm u përhap me shpejtësi të madhe. Por tashmë është mësuar e vërteta e këtyre zërave.

Sipas një deklarate të dhënë nga zyrtarët e FSHF-së për  emisionion “Sports” në “Klan Kosova” është mësuar se nuk ka asgjë të vërtetë mbi këtë situatë.  Kështu Gjesti mund të ndjekë nga afër këtë përballje, por jo të këndojë dhe në këtë mënyrë merr fund “dilema” e orëve të fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese