Conor McGregor dhe Cristiano Ronaldo janë dy nga sportistët më të famshëm e më të paguar në botë dhe janë miq shumë të mire me njëri-tjetrin.
Një miqësi që luftëtari irlandez vendosi ta shfrytëzonte maksimalisht duke vënë bast një shumë të pabesueshme prej 60,000 dollarë që portugezi të kryesojë listën e golashënuesve më të mirë të Euro 2024. Nëse Ronaldo do të fitonte Këpucën e Artë, McGregor do të fitonte plot 900,000 nga basti i tij.
Në moshën 39-vjeçare, Cristiano shkroi një tjetër kapitull në historinë e futbollit kur filloi ndeshjen midis Portugalisë dhe Çekisë të martën, duke u bërë lojtari i parë që luan në 6 edicione të Kampionatit Europian (debutimi i tij në 2004).
Ronaldo tashmë mban rekordin për më shumë gola të shënuar në kompeticionin më të mirë kontinental (14) dhe tani ai do të ketë një arsye më shumë për ta rritur këtë shifër.
60 G’s on @Cristiano to retain his Euro Golden Boot. Siuuu! pic.twitter.com/PTro8THpi0
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) June 18, 2024