Mesditën e sotme ka përfunduar “Berat Green Half Marathon”, e zhvilluar pikërisht në qytetin e Beratit. Një maratonë e madhe ku morën pjesë plot 400 vrapues, nga amatorët te profesionistët, të cilët vinin nga 30 shtete të ndryshme.
Maratona nisi në orën 09:00 nga qendra e qytetit, me pjesëmarrësit që bënë dy gara, sipas përzgjedhjes. Gara më e gjatë ishte 21 kilometër, ndërsa e dyta ishte më e shkurtër, 10 kilometër.
Në garën e 21 km, ai që mbërriti i pari në vijën e finish-it, ishte Nikola Bedini, me origjinë nga Berati, por i lindur dhe rritur në shtetit italian. 21-vjeçari zhvilloi një garë mjaf të mirë.
Ndërsa garën prej 10 km të “Berat Green Half Marathon” e fitoi Luiza Gega. Atletja e njohur doli e parë në një tjetër garë që merr pjesë. Në këtë Maratonë u dha dhe çmimi i ‘maratonomakut’, të cilin e fitoi 78-vjeçari Sotir Qirjaçi. Për këtë të fundit, ishte gara e 262 që ai merrte pjesë.
Pas përfundimit të kësaj maratone, fituesit folën për eksperiencën e kësaj gare mjaft të veçantë duke theksuar se konkurrenca ishte tepër e lartë.