Hapësire reklamuese

Sporti

3 javë larg Europianit, Taulant Balla “sms” Sylvinhos për sulmuesin e Kombëtares

Shkruar nga Newsbomb
3 javë larg Europianit, Taulant Balla “sms” Sylvinhos për
Taulant Balla dhe Sylvinho

Kanë mbetur afro 3 javë nga nisja e kampionatit europian “EURO 2024” dhe interesi për lojtarët që do të grumbullojë trajneri Sylvinho është i madh. Shumë futbollistë po shkëlqejnë në këtë fund sezoni dhe me sa duket Mirlind Daku ka rënë edhe në sytë e Taulant Ballës.

Ministri i Brendshëm ka postuar një gol të sulmuesit shtatlartë, i cili në Rusi është kryefjalë e medieve prej performancës së tij.

“Mirlind Daku vazhdon fluturimin duke shënuar në portat kundërshtare. Ndiqni golin e sotëm me qetësinë dhe saktësinë e një sulmuesi të madh”, shkruante Balla në kanalin zyrtar në Facebook.

Në një moment kur aludimet janë të shumta për sulmuesit që do të ftojë trajneri brazilian, duket ky si një mesazh për të që të mos “harrojë” të grumbullojë, lojtarin që shkëlqeu edhe në kualifikuese duke shënuar një gol vendimtar në përballjen me Poloninë.

3 javë larg Europianit, Taulant Balla “sms” Sylvinhos për
Postimi i Taulant Ballës

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese