![29 gola të shënuar! City shpërdoron avantazhin e trefishtë,](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1732659151xscreenshot-23-818.jpg)
Pas sfidave të orës 18:45 ku Milani fitoi 3-2 përballë Slovan Bratislava dhe Atletico Madrid 6-0 me Spartën e Pragës, janë mbyllur dhe sfidat e mbrëmjes. Në 7 duelet e orës 21:00, janë shënuar plot 29 gola.
Bayern Munich fitoi supersfidën përballë PSG-së me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga koreani Kim. Në krahun tjetër, Barcelona triufmoi pa probleme 3-0 kundër Brest, me dopietën e Leëandoëskit dhe një gol të Dani Olmo.
Leverkusen nuk u kursye aspak kundër Salzburg, duke i mposhtur 5-0. Me goleadë fitoi edhe Arsenali kundër Sporting, me anglezët që triumfuan 1-5. Në ndeshjen tjetër, Atalanta i shënoi 6 gola zviceranëve të Young Boys, me këta të fundit që mundën të shënonin vetëm një.
Në sfidat e tjera, Manchester City shpërdoroi avantazhi 3-0, duke barazuar 3-3 përballë Feyenoord. Ndërsa skuadra e Inter fitoi minimalisht 1-0 kundër Leipzig me autogolin e Lukeba.