Hapësire reklamuese

Politikë

Sporti larg politikës, por Erion Veliaj "rrëmben" në PS Erkand Qerimajn

Shkruar nga Newsbomb
Sporti larg politikës, por Erion Veliaj "rrëmben" në PS

Në vorbullën e përgatitjeve për zgjedhjet e 2025,  socialistët kanë “ndezur motorët” dhe po marrin krah vetes, figura të njohura në mënyrë që të kenë ndikim më të fortë te elektorati.

Pa çka se politika duhet të qëndrojë larg fushave si sporti, pasi edhe me statut nuk lejohet që të përzihet, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka joshur dhe ka marrë në parti kampionin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj.

Teksa kryeministri Edi Rama ka kërkuar nisjen e një procesi për vlerësimin e anëtarësisë socialiste, sa janë aktivë dhe sa jo, Erion Veliaj ka marrë në “gjirin e ngrohtë” të partisë peshëngritësin.

Qerimaj i është bashkuar fushatës së anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste në Tiranë.  Gjatë fjalës së tij Qerimaj e cilësoi Partinë Socialiste si një skuadër fituese dhe se e ardhmja e vendit është në duar të sigurta.

 “Të jeni të sigurt se jeni te skuadra fituese dhe nuk është një skuadër fituese sepse ka kundërshtarë të dobët. Por është një skuadër fituese që pretendon të bëhet te më të mirët në Europë dhe në botë, jo me këta kundërshtarët që kemi këtu”, tha Qerimaj teksa mori kartën e anëtarësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese