Tirana
overcast clouds
17.1 ° C
17.1 °
17.1 °
75 %
1.6kmh
90 %
Enj
16 °
Pre
21 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Sportelet do të mbyllen, Posta Shqiptare shpjegon si do merren pensionet

spot_img

Lajme të ngjashëm

9a068801577bdbae80a2eec1b3edaec5

Posta Shqiptare ka konfirmuar atë çka tha sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen urgjente të qeverisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Posta deklaron se sportelet do të mbyllen deri në një njoftim të dytë, ndërkohë që liston hapat që duhet të ndjekin të gjithë pensionistët për të marrë pensionin në shtëpi, pas asnjë kosto.

Reagimi i plotë i Postës Shqiptare

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:

1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.

3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.

4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.

Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img