Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Spiunoi” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën, infektohet me Covid-19 i penduari i drejtësisë në burgun e Drenovës, Luftar Reçi, dërgohet në spital

Shkruar nga Newsbomb
“Spiunoi” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën, infektohet me

Është shtruar me urgjencë në spital, i penduari i Drejtësisë Luftar Reçi. Ai po vuan dënimin në burgun e Drenovës, ku është prekur nga Covid-19.

Burime për media bëjnë me dije se ditën e djeshme ai është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku po merr mjekim më të specializuar.

Reçi është i penduari i drejtësisë. Ai ka zbardhur 2 nga vrasjet e bujshme të ndodhura 16 vite më parë, atë të biznesmenit Vjadin Lamaj dhe ish-anëtarit të bandës së Durrësit Klodian Saliu. 

Luftar Reçi u shpall në kërkim në vitin 2005, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe akuzohej për vrasjen e Maksim Lalës.

Reçi po vuan dënimin në burg prej 12 vitesh, pasi mbi të rëndojnë akuzat për vrasje dhe trafik droge.

Ai ka pasur rol kyç në hetimet e bujshme të SPAK, për akuzat ndaj dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri, Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazit dhe bandat e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll