Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

SPIUN SI DEKORATË!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al

Tentativa për të damkosur si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit ish-presidentin I.M., duket të jetë preludi i një lufte politike të paprecedent, në vjeshtën që po afron.

albsig

Pas nëntë vitesh “vegjetim”, opozita po jep shenja zgjimi, por medet, “kafshët politike” janë po ata që u bënë bashkë në vitin 2005. Për fatin e tyre të keq, “kafsha politike” për t’u mundur nuk është Fatos Nano, por është Edi Rama, personi më i pushtetshëm në vend që nga koha e Berishës president. Është ai që i ka mundur e i ka përqeshur, por që kohët e fundit duket pak i sikletosur.

Megjithëse dy kundërshtarët e tij duken si kufoma politike, si hije të vetvetes pa asnjë grimë nga karizma e dikurshme, kryeministri duket sikur ndjen njëfarë frike, ndjen t’i rrezikohet pushteti. Rama në politikë është si ai boksieri i çmendur që e godet kundërshtarin edhe kur e ka hedhur ‘knock down’, madje nuk heziton ta godasë edhe kur gjyqtari i ringut ka nisur numërimin. Kështu mund të klasifikohen goditjet me non-grata që ai i bëri Berishës dhe kjo e spiunit që po i bën Metës. Le të ndalemi për pak tek kjo e fundit.

Dëgjoj shpesh të thuhet se e gjitha kjo histori është një autogol i vogël Ramës. I vogël sepse peshon shumë pak në valencën elektorale, edhe sikur I.M. të kishte realisht një të kaluar si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Kjo në rastin kur e gjithë kjo tollovi të mos prodhojë asnjë ligj që ndalon funksionet shtetërore të politikanit Meta. Në rast se ndodh e kundërta, pra në rast se krijohet një ligj “ad personam” dhe Meta digjet përfundimisht, ky do të ishte një “supergol” i Ramës, edhe më me vlerë sesa goli i “non grata-s” në portën e Berishës!

E megjithatë, dy kundërshtarët e Ramës do të luftojnë fort në muajt që do vijnë. Do të luftojnë sepse nuk kanë asgjë për të humbur. Në fakt, kanë gjithçka për të humbur. Ata do të bëjnë ç’dinë e ç’munden për të rrëzuar Ramën, të cilit në zheg të mandatit të tretë do t’i duhet të luftojë në dy fronte, përfshirë edhe me të vetët, që kanë filluar të japin shenja parehatie dhe mosbindje. Në mos marrçin pushtetin, ata do të luftojnë për të maksimalizuar garancitë e largimit të tyre nga arena (erë[email protected]) e politikës!

Kjo loja me spiunë është tepër e shëmtuar gjithsesi. Tashmë është tepër vonë që ky proces të merret seriozisht. Për më tepër, “zbulime” apo “nofka” të tilla duken si dekorata për politikanët tanë, kur të gjithë e dinë se sa të mëdha i kanë zullumet në kohërat kur kanë qeverisur!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img