Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Spitali i ri Qendror në QSUT, Manastirliu: Një fillim i ri për shëndetësinë, vepra më e madhe në tre dekadat e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Spitali i ri Qendror në QSUT, Manastirliu: Një fillim i ri për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama morën pjesë sot në inagurimin e Spitalit të ri Qendor në QSUT.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu e konsideroi këtë investim veprën më madhore në shëndetësi. Ajo theksoi se ky spital i ri do të hapë gjithashtu një tjetër shteg për edukimin dhe formimin e gjeneratës së re të mjekëve.

“Krenare që përmbyllim një ndër veprat më të mëdha të tre dekadave të fundit në shëndetësi, Spitalin Qendror të QSUT. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Eshtë dashur shumë mund dhe këmbëngulje.

Me vizionin dhe mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i’a dolëm të ngremë nga themelet një spital modern me 345 shtretër, ku do të punojë një staf prej 612 mjekësh, infermierësh, teknikësh, koordinatorësh, punonjësish mbështetës. Në një hapësirë ndërtimi rreth 26 mijë metra katrorë, ku akomodohen 14 shërbime universitare. Një fillim i ri, që do të sjellë një kulturë të re shërbimi ndaj pacientëve.

“Të mos harrojmë se si Qendër Spitalore Universitare, funksionimi i saj si një bazë mësimore dhe praktike profesionale, ka rëndësi jetike për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve, që do të shërbejnë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Nëntë klasa leksionesh, ambiente ndihmëse, zgjerim të kapaciteteve të bazës praktike i krijojnë mundësinë UMT të vazhdojë me planin e shtimit të kuotave të studimit, dhe vazhdimësinë e hapjes së specializimeve”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se QSUT do të jetë spitali i radhës që po përgatitet të marrë autonominë menaxheriale, e cila mundëson më shumë hapësira vetë-administrimi të burimeve njerëzore, shpërblime në bazë performace dhe rritje të aftësive të stafeve.

Gjithashtu ajo tha se më shumë se 2000 mjekë specialistë do shohin të bëhet realitet, zotimi për rritjen e pagës me 500 dollarë për çdo mjek specialistë që punojnë në spitale, duke filluar nga muaji prill.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese