Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Spitali i Gjakovës thirrje klasës politike: Qëndroni larg nesh, kemi nevojë për maska, mantilla… jo për vizitat tuaja boshe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b293853b1bcb9a670a0c1d2369d2d57c

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ndërsa ka theksuar se jemi në një situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar i ka bërë thirrje klasës politike që të qëndrojë larg Institucioneve Shëndetësorë.

Përmes një postimi në rrjete sociale spitali i drejtohet politikanëve duke thënë “kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, dhe NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot”.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme prej COVID-19 dhe dei më tani janë shënuar 19 të infektuar.

Postimi i Spitalit të Përgjithshëm Gjakovë:

Të nderuar politikanë,
Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apeloj që klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e emergjencave.

Zyra për informim
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img