Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Spitali i Fierit, Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë: Qytetarëve do t’u ofrohet shërbim më 20 maj, kjo është puna e një njeriu me vizion si Edi Rama

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ndodhet në ambjentet pranë “Spitalit Rajonal Memorial Fier” aty ku dhe po zhvillohet ceremonia e hapjes.

Manastirliu falenderoi të gjithë ekipin e infrastrukturës të cilët bënë të mundur krijimin e këtij projekti madhështor i cili do të ofrojë shërbim për qytetarët më 20 maj.

Për ministren ky spital është hapja e një kapitulli të ri për shëndetësinë shqiptare i cili do u vijë në ndihmë të gjithë qyetarëve me aparaturat më të specializuara.

“Dua të falenderoj të gjithë ekipin e infrastrukturës ata që e krijuan këtë projekt. Nga një vepër që mendonim se nuk do të realizohej shtrihet ktu si nga qendrat të cilat do të hapë një kapitull të ri në të gjithë shëndetësinë shqiptare. Një model i cili do të mundësohet në këtë qendër ekselence do të ekspertohet më pas në të gjitha spitalet e vendit tonë. Si një bashkëpunim do të fillojë ky spital, një bashkëpunim mes ekipi të përbashkët shqiptaro- turk të cilët i falenderoj. Një pjese e tyre kanë ardhur të cilët kanë ardhur për ta vendosur në funksion të plotë këtë spital dhe jemi të bindur se me marrjen në dorëzim të kësaj vepre të madhe me përfundimin e pajisjes dhe aparaturave të tenkologjisë së lartë do të jetë data 20 maj kur ne do të hapim këtë spital dhe do të ofrojmë shërbime për qytetarët. Do ti shërbejë jo vetëm rajonit të jugut  për shërbime të ekselencës të gjithë qytetarëve shqiptarë. Do të jetë një qendër e cila do të shërbejë si pikë reference për spitalet  tona të tjerë”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj ministrja nuk la pa përmendur dhe kryeministrin, Edi Rama e cila tha se ky spital është: një dëshmi e fuqisë së asaj që mund të bëjë një njeri me vizion që ka fiziofinë e punës që është kryeministrit Rama

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img