
Spitali Amerikan prej vitesh është kthyer në një mundësi për të gjithë pacinetët që vuanin nga sëmundje të pashërueshme.
Me një infrastrukturë bashkëkohore, pajisjet e teknologjisë së fundit dhe një staf i përkushtuar, Spitali Amerikan oforn shërbime të shumta për pacientët.
Në më shumë se 200 raste të transplaniti të veshkës, mjekët tregojnë se nuk ka pasur asnjë rast të mospranimit të organit.
“Spitali Amerikan prej vitesh është lider sidomos në kirurgjinë e veshkave dhe transplantin e veshkës. Janë raste të kryera me sukses, nuk ka mortalitet. Është një kirurgji madhore. Është përshtashmëria që krijon organizimi me organin e marrë dhe për ketë arsye do kohë që të mos ndodh flakja e organit. Por janë raste që kanë kaluar mirë”, tha Lindita Shosha, kryemjeke në Spitalin Amerikan.
Ka edhe raste kur transplanti nuk është i mundur për arsye mjekësore, pasi bëhet vetëm bazuar në legjislacionin shqiptar, me persona të afërt dhe të gjallë.
“Por jo të gjithë e kanë të mundur të gjejnë dike që u përshtatet,” tha Lindita Shosha.
Por spitali Amerikan ofron shërbimin e dializës dhe ofrohet që nga viti 2008 në katër qendra në Tiranë dhe tre të tjera në rrethe, ku marrin shërbime qindra pacientë në të gjithë vendin.
Në spitalin Amerikan ofrohet edhe transplanti i kornesë së syrit, ku përdoret teknologjia më e fundit dhe aparaturat më të reja.
Ndërkohë, Spitali Amerikan ka arritur t’u bëjë ëndrren realitet shumë personave që nuk kishin mundur të bëhen prindër. Fatmirësisht, edhe pse e habitshme 56-vjeçare ka arritur të bëhet nënë falëkëtyre shërbimeve.
Sondazh