Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Spitali Amerikan - Kirurgjia estetike në stinën e dasmave  

Shkruar nga Newsbomb
Spitali Amerikan - Kirurgjia estetike në stinën e dasmave   

Me ardhjen e verës shtohet edhe ardhja e ftesave për dasëm. Kjo stinë është shumë e përshtatshme për dasmat që zhvillohen jashtë, në plazh, në një hotel me pishinë ose në një oborr të gjelbëruar. Moti i ngrohtë dhe dita e gjatë e bëjnë stinën e verës stinën e dasmave.

 

Çdo vajzë e vogël ëndërron për ditën e saj të dasmës, si do të jetë fustani, si do të këtë modelin e flokëve, si do të duket. Çdo nuse është personazhi kryesor i asaj dite, kështu që sigurisht dëshiron të duket më mirë se çdo ditë tjetër, por cilat janë proçedurat kirurgjikale dhe jo kirurgjikale që mund të zhvillohen tek nuset e ardhshme dhe sa kohë përpara dasmës duhet të kryhen ato.

Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike pranë Spitalit Amerikan jep disa këshilla për kohën që duhet të respektohet për çdo procedure.

 4-6 muaj përpara dasmës; Rhinoplastika dhe mbushjet me dhjamë të fytyrës dhe buzëve

Një hundë me kurriz dhe me majën që shikon poshtë gjatë gjithë historisë është asociuar me gratë e liga, shtrigat dhe perceptohet si një tipar jo i preferuar për gjininë femërore, gjithashtu, përgjithësisht, hundët me majë për poshtë karakterizohen nga problemet në frymëmarrje. Operacioni i rinoplastikës ka një periudhë gjatë së cilës hunda është ende edematoze dhe kjo periudhë, duke u varur nga karakteristikat e pacientit si dhe nga teknika operatore e përdorur mund të variojë nga 6 javë deri në 6 muaj, kështu që këshillohet që kjo ndërhyrje të kryhet disa muaj përpara ditës suaj të madhe.

Për të zbutur më tej tiparet si dhe për të krijuar një fytyrë sa më tërheqëse, në shumë raste rinoplastika shoqërohet me mbushjet e mollëzave dhe buzëve me dhjamin e vetë pacientes. Tiparet tona si shqiptare, ndryshe nga zona të tjera të Europës, karakterizohen nga mollëza të sheshta dhe buzë jo shumë të plota. Me mbushjen me dhjamë të këtyre zonave, jo vetëm arrihet një mbushje permanente dhe super natyrale, por gjithashtu lëkura ka një përfitim shumë të madh për shkak të qelizave ushqyese që përmban dhjami i injektuar. Sidoqoftë edhe kjo proçedurë ka një periudhë shërimi prej 2-3 javëve kështu që është më e sigurtë të zhvillohet disa muaj përpara dasmës.

2-3 muaj përpara dasmës

Zmadhimi i gjoksit

Të gjitha vajzat ëndërrojnë për dekoltenë ideale në fustanin e dasmës dhe kjo mund të arrihet me anë të zmadhimit të gjoksit. Me zhvillimin e teknikave kirurgjikale tanimë ky operacion zgjat vetëm 45-60 minuta, nuk ka nevojë për kohë të gjatë qëndrimi në spital dhe ka fare pak ose aspak dhimbje. Gjithashtu, shumë e rëndësishme, nuk ndikon aspak në aftësinë e të dhënit gji për bebet e bukura, që do të vijnë në jetë më pas. Është mirë që kjo proçedure të zhvillohet 2-3 muaj përpara dasmës.

1 muaj përpara dasmës

Proçedura mini invazive

Tani që dasma afrohet edhe stresi rritet. Në këtë periudhë nuk këshillohen operacione invasive, por proçedurat mini invazive. Sidoqoftë edhe këto proçedura e kanë një periudhë shërimi dhe sigurisht që nusja nuk dëshiron të marrë pjesë në dasëm me një nxirje sado e vogël qoftë ajo.

Botox

Për ngritjen e lehtë të vetullave dhe sheshimin e vijave të nevrikosjes, dy vijat vertikale në ballë që mund të jenë shtuar disi nga stresi i dasmës dhe nga vëzhgimi i gjatë i listës së të ftuarve. Botox siguron një ball të lëmuar dhe një vetull të harkuar edhe kur jemi pa make up, gjithashtu botox masseterik siguron një fytyrë më të relaksuar dhe një hollim në zonën e nofullave, ndërsa botox i aplikuar në sqetull ju jep rehatinë e të kërcyerit pa fund në netët verore, pa u trembur nga djersa.

Acidi hialuronik

Mbushjet me acid hialuronik janë mjaft të thjeshta për pacientin, i cili u kthehet punëve të përditshme dhe madje ditën e injeksionit mund të shkoni të provoni menunë pa frikë. Zona poshtë syve dhe mbushja e buzëve janë proçedura mjaft të kërkuara nga nuset e reja. Gjithashtu rinoplastika likuide, pra mbushja e hundës për të krijuar një profil më të bukur mund të zhvillohet në këtë periudhë. Me anë të këtyre injeksioneve mund të sigurohet volum në zonat ku ai mungon dhe mund të thjeshtohet mjaft puna e artistit të make up, lapsi deri sipër buzës së lartme nuk do të jetë më i nevojshëm. Sigurisht që këto proçedura duhet të kryhen në duart e specialistëve në mënyrë që t’ju pakësohet stresi përpara dasmës, jo t’ju shtohet një stres ekstra. Nuk ju pëlqeu pamja e re? Gjithçka mund të kthehet në gjendjen e mëparshme me anë të injektimit të një enzime. 

Mezoterapia dhe PRP

Për një lëkura rrezatuese në ditën e dasmës injeksionet e acidit hialuronik, vitaminave dhe PRP mund të aplikohen duke filluar 2 ose 3 muaj përpara dasmës. Këto proçedura aplikohen edhe në flokë për të patur flokë të shndritshëm, një nga elementët më të rëndësishëm të një nuseje të bukur, por kujdes, injeksioni i fundit nuk duhet të jetë më afër se një muaj përpara ditës së madhe.

Ditën e dasmës

Kjo është dita juaj! Ju jeni ylli i ditës dhe nuk diskutohet që do të shkëlqeni. Mos harroni se pavarësisht injeksioneve, kirurgjisë estetike dhe make up, një fytyrë e lumtur, dy sy që qeshin janë gjithmonë shumë shumë të bukur.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Rezarta Kapaj kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: 
rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Op. Dr. Rezarta Kapaj, Kirurge plastike, Spitali Amerikan 2

11.jpg

2.jpg

 

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll