Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Spitalet pa energji elektrike, vdesin 200 pacientë në Venezuelë 

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat venezueliane raportojnë për më shumë se 200 persona të vdekur, si pasojë se nuk kanë arritur të marrin ndihmën e duhur mjekësore në spitale për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike  në të gjithë Venezuelën prej disa ditësh. Sipas mediave numri i të vdekurve ka gjasa që të rritet. 

albsig

Regjimi i Maduros ka fajësuar Washingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme, si dhe duke pohuar se uzinat e energjisë elektrike janë të sabotuara nga SHBA.

Diktatori i Venezuelës, Maduro, po bën çdo gjë që të arrijë të mbajë pushteti. Rivali i tij Juan Guaido i vetëshpallur president dhe i mbështetur nga SHBA, ka nisur një tur nëpër vendet e Amerikës Latine, për të kërkuar mbështetje edhe nga qeveritë e këtyre vendeve, në mënyrë që të njihet si legjitim.

Nga ana tjetër Maduro po vazhdon regjimin e tij, edhe pse vendet ndërkombëtare dhe SHBA, nuk e njohin si qeverinë legjitime të Karakasit zyrtar.

Edhe pse prej disa ditës e gjithë Venezuela nuk ka energji elektrike dhe regjimi i Maduros akuzon SHBA-në për sabotim të uzinave energjitike, Washingtoni e mohon këtë gjë, duke akuzuar Maduron se po tenton çdo taktikë të mundshme për të mbajtur pushtetin ilegjitim. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img