Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Spitalet në Sllovaki të tejmbushur, Gjermania i vjen në ndihmë duke pranuar pacientët sllovakë në spitalet e saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

214ff78e1ded9b980eef39bab4aaf3ce

Sllovakia po përballet me valën e tretë të koronavirusit, me spitalet që janë të tejmbushur dhe mjekët po hasin vështirësi në kurimin e pacientëve.

Por në ndihmë ka ardhur Gjermania, dy shtetet kanë rënë dakord që një pjesë e pacientëve sllovakë të dërgohen për trajtim të specializuar në spitalet gjermane.

Shteti perëndimor gjerman i North Rhine-Westphalia ka rënë dakord të marrë pacientë me COVID-19 nga Sllovakia, njoftoi një zyrtar i Sllovakisë.

“Sllovakia falënderon Gjermaninë dhe shtetin federal të North Rhine-Ëestphalia për pranimin e pacientëve sllovakë COVID-19 për trajtim urgjent në spitalet e tyre”, shkruajti në rrjetet sociale ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok.

Pak ditë më parë disa pacientë të tjerë sllovakë u transferuan në një spital në Gorlice të Polonisë. Sipas agjencisë së lajmeve TASR, Gjermania dhe Polonia kanë ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve, të cilët kanë nevojë për ventilim artificial të mushkërive.

Më shumë

spot_img
spot_img