
Këshilli i Ministrave përmes një VKM-je, me propozimin e kryeministrit Edi Rama miratuan ditën e hënë (27 nëntor), si ditë pushimi zyrtare për institucionet publike. Në kuadër të festave të 28-29 nëntorit, të cilat përkojnë të martë dhe të mërkurë, Këshilli i Ministrave shtoi si ditë pushimi edhe të hënën e 27 nëntorit, duke dhënë kështu 3 ditë zyrtare pushimi.
Nga ky vendim qeverie kanë përfituar edhe bluzat e bardha dhe si pasojë kanë lënë të “hallaketen” në dyert e spitaleve dhjetra pacientë të cilët e kanë jetike shërbimin.
Dita e sotme, e hënë, para vendimit ishte në kalendar ditë pune dhe për këtë arsye mjekët kishin planifikuar vizita, konsulta si dhe kimioterapi. Mirëpo, pas miratimit të këtij vendimi që e hëna do të jetë pushim, ka sjellë dhe anulimin e dhjetëra vizitave si dhe seancave të kimioterapisë.
Lidhur me këtë skandal gazetari, Osman Stafa, ka sjellë rastin e një çifti nga Kavaja të cilët mëngjesin e kësaj të hëne, ashtu si dhe ishin njoftuar nga mjeku, ndodheshin në ambientet e QSUT në Tiranë për të kryer seancën e kimioterapisë, mirëpo dyert e spitalit i gjetën të kyçura.
Si rrjedhojë një i sëmurë me kancer duhet të presë që punonjësit e spitaleve publike të përfundojnë pushimet e tyre dhe më pas t’i shërbejnë pacientëve!
Postimi i plotë i gazetarit:
NJEH KIMIO PUSHIM ORE TË ÇMENDUR?
Sot që në orët e para të mëngjesit isha në QSUT. Kisha marrë denoncime nga qytetarët se sot nuk mund të bënin kimio dhe disa janë lajmëruar 2-3 ditë përpara e të tjetë jo.
Çfarë ka ndodhur?
Para pak ditësh qeveria shqiptare shpalli me VKM që e hëna të jetë ditë pushimi për administratën publike. Kjo pasi e marta dhe e mërkura, janë ditë pushimi zyrtare (28-29 nëntori).
Nga kjo dhuratë e qeverisë kanë përfituar edhe punonjësit e spitaleve publike.
Peshqeshi i Kryeministrit për punonjësit është kthyer në një skandal në shërbimin shëndetësor.
Dita e hënë, ishte në kalendar ditë punë. Për pasojë mjekët kanë planifikuar vizita, konsulta, kimioterapi etj. Dhe vendosja nga Këshilli I Ministrave që edhe e hëna do jëtë pushim, ka bërë që të gjithë konsultat, vizitat, madje edhe kimioterapitë të anullohen.
E kuptoni? Të anullohen!!!!! Nuk bëhen.
⚠️⚠️⚠️Në foton 1, janë një çift të moshuarish. Burri bënte kimio prej 3 vitesh në Gjermani. Vendos të vijë në Shqipëri, ta vazhdonte këtu mjekimin. Por këtu sapo vjen, ia shtyjnë kimion, me arsyetimin se është pushim!!! Ashtu i mërzitur iku gjyshi me zonjën e tij, të cilët kishin ardhur nga Kavaja për të marrë shërbim në Onkologjik.
Askush nuk mban përgjegjësi, apo së paku të mendoj për këta njerëz.
Mirë vizitat dhe konsultat, po anullimi I kimioterapive?
Çfarë po bëjnë këta njerëz? Po marrin vitamina, po marrin karamele?, që ua shtyjnë kështu?
Ore jeni të çmendur? Këta njerëz marrin kimioterapi sipas protokolleve të mjekëve. Ka një datë të caktuar, ka një ditë të caktuar që pacienti duhet të marrë kimion. Ndryshe nëse vonohet dhe nuk merret sipas nje protokolli, nuk ka efekt. Dhe këta njerëz jo vetëm që s’do e bëjnë kimion të hënën, por as të martën, as të mërkurën. Të enjten kismet pastaj!
Kjo është një papërgjegjshmëri totale që qeveria ka ndaj pacientëve të cilët përballen me sëmundje shumë të vështira, të cilat nëse nuk trajtohen siç duhet dhe sipas një protokolli, kane kosto fatale. Vendosin sipas orekseve të tyre ditë pushimi edhe kur nuk janë!!!!