Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Spiropali thirrje opozitës: Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj!

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali thirrje opozitës: Kthehuni në Kuvend dhe bëni

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të kthehen dhe të bëjnë punën e tyre.

Spiroali është shprehur se opozita ka nëpërkëmbur detyrën dhe ka përdhosur misionin kushtetues duke dhunuar institucionet e kuvendit. Ajo më pas ka shtuar se koha kur dera e Kuvendit hapej për armiqtë e mbyllej për shokët ka marrë fund, duke i ftuar që të kthehen në Parlament dhe të bëjnë punënë e tyre.

“Sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare.

Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk j'ua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh.

Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni!

Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj!”, shkruan Spiropali në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese