Hapësire reklamuese

Politikë

Spiropali thirrje opozitës: Ejani të flasim, mos mbani peng Kuvendin

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali thirrje opozitës: Ejani të flasim, mos mbani peng Kuvendin

Mes zhurmës dhe kaosit është zhvilluar edhe seanca e sotme në Kuvend. Ministrja Elisa Spiropali ashtu mes zhurmës ka arritur të mbajë një fjalë të shkurtër.

Ajo i ka uruar 7 Marsin mësuesve, teksa u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të ulen dhe të diskutojnë që të marrë fund kjo marrëzi në Kuvend. Spiropali tha se duhet të marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve si dhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore për të gjetur një zgjidhje, duke sjellur propozimet e tyre.

“Po qetësohuni ore,  qetësohuni, çkeni. Ejani në Konferencën e kryetarëve të biem dakord. Eja në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sillni propozime dhe mos e merrni peng Kuvendin e  këtë ditë që nuk është e jona, por dita e mësuesve.

Mësuesit na kanë mësuar që të paktën kur flet dikush, nuk ia marrin fjalën të tjerët. S’bëhet zhurmë dhe s’ka bilbila. Ka ardhur koha që t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta.  Fëmijëve të Shqipërisë po i jepni një shembull të shëmtuar. Jemi afër për të gjetur një zgjidhje këtë absurditet. Partinë e bashkuar, liderat i bashkuar jeni në dritë të vërtetë. Vazhdoni para. Gëzuar 7 marsin mësuesve, dhe grave këtu 8 marsin, se nuk do të shihemi nesër”, tha Spiropali ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese