Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Spiropali tha se do ishte në Kongresin e PS, asnjë ‘shenjë jete’ nga Fatos NANO

Shkruar nga Newsbomb

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali konfirmoi mbrëmë prezencën e ish kryeministrit Fatos Nano në kongresin e Partisë Socialiste ditën e sotme, por tha se ish lideri i PS-së nuk do të mbante fjalim.

Kemi hyrë në fazën e tretë dhe të fundit të Kongresit dhe Fatos Nano nuk duket gjëkundi. Ai jo vetëm nuk ka mbajtur asnjë fjalim por as nuk është shfaqur mes kongresmenëve.

‘Nuk ka nevojë Fatos Nano të marrë fjalën. Flet pa folur. Do jetë aty. Ne nuk e ndajmë Partinë Socialiste, në Rilindje apo... siç e ndajnë në mediume. Për ne është një e tërë’, tha Spiropali.

Dhe mesa duket, Nano ka folur shumë jo me prezencën e tij siç tha ministrja, por me mosprezencën në këtë Kongres. 

Ish-kryeministri ka zgjedhur të bojkotojë Kongresin e PS dhe për këtë ka shpërthyer edhe humori në rrjetet sociale. 

54354354_2011992762437570_7880264780471074816_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed