Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Spiropali takohet me Yuri Kim: Mike e mirë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali takohet me Yuri Kim: Mike e mirë e Shqipërisë dhe e

Ministrja për Marrëdhënin me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me ish-ambasadoren e SHBA Yuri Kim, e cila tashmë mban postin si zv.ndihmës sekretares për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Spiropali ndan foto nga takimi teksa shkruan se Kim është mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Departamenti i Shtetit, Ëashington D.C – Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë”, shkruan Spiropali në postimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese