Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Spiropali sulmon keq Opozitën dhe Ilir Metën: Natën bëjnë kompromise me kriminelët për të mbledhur vota (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

09c2b1a15c4fcdc46e3e31d49204b92d

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj opozitës jashtë-parlamentare dhe presidentit Ilir Meta.

Spiropali tha se drejtues të lartë të opozitës bëjnë marrëveshje me kriminelët për të siguruar vota në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo u bëri thirrje të qendrojnë larg krimit duke u shprehur e sigurtë që pas 25 prillit do të marrin atë që meritojnë.

“Eksponentë nga më të lartët në strukturat e opozitës jashtë parlamentare, që na akuzojnë ne pa të drejtë nga mëngjesi në darkë, janë ata që bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar dhe kriminelët, me viktimat e ligjit të OFL-së. Duke iu thënë bëhuni me ne se do jemi ministra të Brendshëm, bëhuni me ne se do i kthejmë ligjet që janë bërë, bëhuni me ne se do ua lëmë rrugën të lirë dhe fushën e veprimit të lirë. S’janë me dy fytyra, por janë të pafytyrë. Natën bashkëpunojmë me krimin nëpër skuta. Nga i pari ai Kreu i Shtetit. Ta harrojnë! Ne jemi të vendosur që pas 25 prillit jo vetëm të luftojmë krimin, por të nxjerrim dhe këta jashtë loje. Këta e përdorin krimin në favor të tyre. Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit jemi krenar pasi kemi kaluar ligjet në Kuvend. 120 mln euro të sekuestruara nga OFL. Më shumjë se 8 vite qeverisje bashkë të atyre që… Të rrinë larg skutave me krimin, se që ta dinë, prapë në kutitë e votimit pleshta do marrin”, tha Spiropali nga foltorja e Kuvendit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img