Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Spiropali-Rafuna diskutojnë për korridorin e transitit Shqipëri-Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali zhvilloi të mërkurën një takim bilateral me homologun kosovar Lulzim Rafuna. Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjes së dy sistemeve të institucioneve përkatëse për aplikimin e “korridorit të transitit të përbashkët Shqipëri – Kosovë”. Stafet teknike të mbështetura nga UNCAD po bashkëpunojnë ngushtësisht për formatimin e modaliteteve për bërjen aktive të sistemit të transitit.

Drejtorja e Përgjithshme e DoganaveSpiropali gjatë takimit u shpreh se është prioritet i Doganës Shqiptare projekti i “Korridorit të Transitit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë”, dhe se ecuria e tij po ndiqet ditë pas dite. Gjithashtu Drejtorja e Doganave e siguroi homologun kosovar mbi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për krijimin e infrastrukturës dhe standardeve për pikët doganore Morinë-Vernicë, e cila do të ketë një ambient doganor modern dhe do të bëhet realitet brenda këtij viti,me mbështetjen e BE dhe buxhetit të Qeverisë.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna u shpreh se në këtë takim të parë për këtë vit ka shumë zhvillime për të ekspozuar nga viti 2014, por gjithashtu edhe pritshmëritë për këtë vit. Ai tha se Administrata Kosovare është në një proces reformimi organizativ që synon motivimin dhe stimulimin e punonjësve të doganës. Përsa i përket pikës së përbashkët kufitare Morinë – Vernicë ai u shpreh se infrastruktura dhe logjistika po plotësohen, ndërkohë që pritet një shtim i fluksit të mjeteve pas aplikimit të transitit të përbashkët.

Dy titullarët e institucioneve doganore në Shqipëri dhe Kosovë nënvizuan se ky projekt i transitit të përbashkët, jo vetëm lehtëson tregtinë midis dy vendeve dhe Rajonit, por edhe ndihmon dukshëm në minimizimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img