
Teksa seanca plenare vijon, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka prezantuar projektligjin për “Sigurinë Kibernetike”.
Sipas Spiropalit ky projektligj përmirësimi i sigurie kibernetike, rrit sigurinë e infrasktrukturave të rrjeteve të informacionit, e-albania dhe bankat. Ministrja thekson në këtë mënyrë përmirësohet kuadrit ligjor dhe përafrohet me atë të Bashkimit Europian.
“Aktualisht edhe sot Shqipëria vijon të jetë target i grupeve të sponsorizuara nga shteti i Iranit dhe jo vetëm. Vlen të theksohet se Shqipëria është ndër vendet e para në Evropë që e bashkon këtë direktivë të BE-së për forcimin e sigurisë kibernetike. Përmirësimi i kësaj sigurie kibernetike, rrit sigurinë e infrasktrukturave të rrjeteve të informacionit, e-albania, bankat etj. Rritja e punësimit dhe të pagave të ekspertëve të sigurisë kibernetike siguron marrjen në punë dhe kryerjen e detyrave me përgjegjshmëri nga ekspertët e kësaj fushe., Ky projektligj sjell plotësimin e kuadrit ligjor për përballimin e sulmeve të tilla, zgjerimi i kompetencave të autoritetit përgjegjës për sigurinë kibernetike”, tha Spiropali në Kuvend.