Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Spiropali përplaset me Grida Dumën: Je arrogante, por s’të mbaj inat, grimi nuk t’i mbulon të gjitha

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali përplaset me Grida Dumën: Je arrogante, por

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur sot në kuvend me deputeten e PD, Grida Duma, ku kjo e fundit tha se qeveria interesohet për partinë dhe jo për popullin shqiptar.

Në fjalën e saj, ministrja ironizoi deputeten Duma duke thënë se është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat dhe se ndonjëherë as make-up-i nuk mbulon mangësitë.

“Arrogante e vrazhdë dhe herë delirante. Është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat. Por ju jeni inkoherentë, herë Luli i mirë, herë Luli i keq. Berisha i mirë, Berisha i keq, herë kështu dhe herë ashtu, dhe mendoni së  me këto ju do të fitoni besueshmëri? Nuk ka make up që të bojatisë këto mungesa të mëdha. Patjetër lind nuk bëhesh politikan. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por ti si duket nuk je me të", tha Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese