Hapësire reklamuese

Politikë

Spiropali: Nuk e nxorëm emrin e presidentit se nuk donim ta bënim mish për topat dhe mitrolozët, Metën mezi pres ta shoh në llogoret.....

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali: Nuk e nxorëm emrin e presidentit se nuk donim ta bënim mish

Ministrja Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend nuk i kursyer kritikat ndaj opozitës, lidhur me qëndrimin për figurën e presidentit të ri të zgjedhur Bajram Begaj.

Ajo gjatë seancës së sotme ka listuar disa prej “ të vërtetave”, ashtu si dhe ajo i quan sa i përket procesit për zgjedhjen e presidentit.

Spiropali thekson se në këtë proces ka qenë opozita ajo e cila nuk ka dashur të kuptojë, ka vendosur në dyshim ligjimitetin e mazhorancës dhe ka hedhur gurë mbi ta.

Ajo shton se emrat e mazhorancës për postin e presidentin nuk u bënë publike më herët për dy arsye.

“Nuk i bëmë publik emrat sepse pritëm që të tre raundet e para ta bëntë opozita dhe  dyta nuk donim që ata ti bënim mish për topat dhe mitrolozët me ty ty të gojë prishurve të shumë”, tha Spiropali.

“Duke nisur me sinqeritetin e ofertës ne tentuam të respektojmë kushtetutën që kërkon nëj president mbi palët. Nuk kishim asnjë prapavijë tjetër përveçse të indetifikojmë mjetet për të dalë nëzjgehdjet më të mira. Nsa keqkuptuan ata që kërkonin të mos na kuptonin. Bashkëbisedusit tanë vunë në dyshim ligjimitetin toën dhe hodhën gurë mbi durimin tonë, vendosën kushte pas kushtesh. Një pakizë e rrudhur brenda pakicës vendoste kushte duke bërë të qartë që në këtë process nuk ishte pr të gjetur zgjidhjen e kërkuar por e shikonin procesin për tu legjimituar brenda vetë opozitës.

Komnukonin me ne por shiihnin ga kamerat se nëse personazhi po i shihte, ishin shkaqet e tjera që i bënë bashkëbisedusit tanë.

Një pakicë nuk mund të vendosë kushte. Më shumë se zgjedhja kjo pjesë e opozitës kujdesesj me alibinë e Alibeajt në xhep. Ne përfshihemi por ju na jepni qorrazi votat tuaja dhe deri në fund ata nuk patën mundësi të sillnin propozime për të diskutuar.

Ndjehem e keqardhur që nuk patën mundësi që të gjenim një të mesme mes nesh, por afërsia e tyre me personazhin iu kishte gjetur pleshtin e dyshimit. Vota e tyre ishte dhe do të ishte non grata për ne dhe të do bëntë pis procesin. Ne ishim të qartë që në Shqipëri ka shumë figura që do ti jepnin nder dhe seriozitet Presidencës, Para se të binim dakort për emrin ne ramë dakort për kriteret që do të mbarte.

Nuk i bëmë publik emrat sepse pritëm që të tre raundet e para ta bëntë opozita dhe  dyta nuk donim që ata ti bënim mish për topat dhe mitrolozët me ty ty të gojë prishurve të shumë.  Nuk erdhi Luli se po ujitej në pishinë , nuk erdhi Alibeaj. Ilir Meta përmes dekretit të tij formal bëri aktin e duhur dhe mezi e pres ta shoh në llogoret jo të opozitarizmit por të logorose që i prishin dhe theu zyrën e vet. Njeriu që e dekretoi njëherë nuk mund të kthehej kundër figurës së Bajram Begaj", tha ajo/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.