Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Spiropali nga Kuvendi për shpalljen “non grata” të Berishës: Kambanat kanë rënë për të gjithë, fjalimi i Bashës i shkruar nga…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali nga Kuvendi për shpalljen “non grata” të

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali në Kuvend ka folur në lidhje me vendimin e marrë nga SHBA për shpalljen “non grata’ të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Spiropali tha se SHBA është një aleat i Shqipërisë, teksa nuk ka lënë pa komentuar edhe reagimin e kreut të PD, Lulzim Basha për këtë lajm.

Ajo tha se reagimi i Bashës ishte si i shkruar nga “boja e Berishës”. Ndër të tjera ajo tha e kambana ra për të gjithë.

“Ata që nuk kanë lënë kundërshtar pa shpallur kriminel dhe trafikantë pa asnjë provë dhe vendim sot duan pronva Departamenti i Amerikan i Shtetit për vendimin e shpallur botërisht.

Vetë reagimi i Bashës që duket si i shkruar me bojën e Berishës dhe dorën e tij është prova se Sala dhe Luli janë dy krijesa simbiotioke që vështirë se gjallojnë pa njëri-tjetrin jashtë pengmarrjes reciproke.

Angazhimi i SHBA për reformat në drejtësi do të vazhdojë. Aleatët e zëllumeve nuk do të ketë nga tja mbajnë. Këmbanat kanë rënë për të gjithë. Asnjë nuk e merr dot vend peng vendin.

Të pretendosh lavditë e mëdha por në fund duhet edhe të llogorisësh edhe rreziqet edhe dështimet,” tha Spiopali ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll