Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Spiropali mesazh demokratëve: Sali Berisha dhe Lulzim Basha duan të prodhojnë viktima, pjesëmarrja në protestë e rrezikshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

990984aa65442490210e9e0be1a5c156

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali akuzon Sali Berishën dhe Lulzim Bashën se duan të prodhojnë viktima nga protestat e dhunshme opozitare.

Spiropali iu drejtua demokratëve nga emisioni “Open”, duke u thënë se pjesëmarrja në protestë është e rrezikshme.

“Të thuash që në atë protestë nuk pati dhunë, është të tallesh me veten dhe të tjerët. Policët ishin në sulm të vazhdueshëm nga njerëz të organizuar dhe të shtyrë nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pse e bëjnë protestën natë, pse veshin kapuçon të zi, pse marrin leva hekuri, pse hedhin molotov, pse del tym e flakë nga protestat e tyre, cili është qëllimi i tyre. Janë kthyer në gjahtarë viktimash, Sali Berisha dhe Lulzim Basha po duan të prodhojnë një ose shumë viktima nga kjo protestë. Po ju them që ka rrezikshmëri tashmë pjesëmarrja në një protestë të tillë, sepse qartazi ka një plan jo vetëm për destabilizim por edhe për të shkaktuar viktima”, deklaroi Spiropali.

Më shumë

spot_img