Hapësire reklamuese

Aktualitet

Spiropali me tone të larta në Kuvend: Basha vizitoi Vorën në 13 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, zgjodhi këtë ditë për tju ngulur thikën më thellë…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur me tonë të lartë në Kuvend.

Ajo komentoi në Parlament edhe vizitën e Bashës dje në Vorë, duke thënë se kreu i PD-së zgjodhi përvjetorin e 13 të tragjedisë së Gërdecit për të vizituar Vorën, duke lënduar mhumë familjet, me prezantimibn e kandidatëve Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.

“Lulzim Basha në një ‘Covid party’ vizitoi Vorën dhe Kamzën. Nuk kërkoi falje, por vota. Duhet të kishte kërkuar falje. Dje ishte 13 vjet pas tragjedisë së Gërdecit. Zgjodhi këtë ditë për tua ngulur thikën më thellë për të prezantuar kandidatë. Numri 5 përgjegjësi kryesor i tragjedisë, numri 6 Fatmir Mediu, ministri që firmosi pa asnjë teklif për llogari të djalit.

Dje u prezantuan aty. Nuk kanë mbajtur përgjegjësi. U dënuan për aksident teknologjik disa prej tyre, por ata që firmën nuk u përballën me drejtësinë. Si kanë guxim numri 5 dhe 6 dhe këta kërkojë vota në Gërdec. Si u kthye në vendin e krimit? Tani mjafton të kthejnë edhe djalin, ta bëjnë shef kabineti dhe është e kompletuar lista e Tiranës”, tha Spiropali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll