Hapësire reklamuese

Politikë

Spiropali: Me Edi Ramën në krye jemi drejt fitores së mandatit të 3-të, sepse mbajti shtetin në këmbë

Shkruar nga Newsbomb
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Edi Rama dhe ekipi i tij ka bërë maksimumin dhe ka mbajtur shtetin në këmbë në kohë kur opozita braktisi parlamentin dhe presidenti u bë palë me opozitën.

Ministrja tha në “Real Story” se bazuar në rezultatet e fundit të sondazheve, PS do të marrë mandatin e tretë të qeverisjes.

Spiropali: Edi Rama gjithmonë ka bërë zgjedhjet e duhura. Ka mbajtur shtetin në këmbë. Kemi dy mandate që qeverisim, dhe siç tregojnë sondazhet ne jemi drejt rrugës për të marrë mandatin e tretë se kurrë më parë në Shqipëri. Do e marrim sepse opozita që braktisi parlamentin dhe presidenti që çdekretoi zgjedhjet me një akt të paprecedentë, kishte përballë Edi Ramën që mbajti në këmbë shtetin. Dhe jemi sot kur Këshilli i Europës ka çelur negociatat me ne dhe Maqedoninë. Rama ka bërë zgjedhjet e duhura si në frymë si në njerëz si askush më parë. Dhe këto zgjedhje do i gjykojmë me rezultanin e e 25 prillit. Milva Ekonomi, Çuçi, Xhaçka etj, janë jo vetëm ministra politikë, por njerëz dinjitozë dhe punëtorë. Janë njerëzit e duhur në kohën e duhur, katër muaj para zgjedhjeve.

Lexo edhe: Spiropali për ndryshimet në qeveri: Nuk ka pasur ngut, por Rama ka të drejtë të ndryshojë ekipin para zgjedhjeve

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll