Hapësire reklamuese

Politikë

Spiropali ironizoi programin ekonomik të PD, i kthehet keq deputetja demokrate: Antimafia do të të marrë edhe qindarkën e fundit

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja e Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu i përgjigjet ministres socialiste Elisa Spiropali pasi ironizoi programin ekonomik të PD-së, prezantuar sot nga Lulzim Basha.

Spiropali tha se program i është ai i “Republikës së Re” vetëm se i është ndryshuar titulli. Ndërsa Kadiu e quan Spiropalin si “zonja 5 milionë euro e doganave” dhe e paralajmëron se antimafia do t’i marrë asaj çdo qindarkë.

“Zonja 5 milionë euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik të PD. Reagimi i saj është thjeshtë shprehje e frikës dhe panikut që i ka kapur. Antimafia do ti marrë zonjës dhe qindarkën e fundit të vjedhur në dogana ndërsa ndarja e politikës nga krimi do ta çojë dhe me tëj hetimin ndaj saj dhe padroneve të saj. Janë rendë, shumë rendë. Cdo ditë u zbulohet një aferë korruptive dhe një lidhje e re kriminale në shitblerje votash. Pas Zërit të Amerikës tani kanë zbuluar një tjetër armik të jashtëm: CDU-në. Por nuk kanë parë gjë akoma...tik tak tik tak zonja 5 milionë euro e doganave”, shkruan deputetja e PD-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll