Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
33 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Spiropali flet për figurat e njohura të PS që s’morën mandatin: Një sistem i ri që kishte shumë të panjohura, ka vend për të përmirësuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ditën e sotme në një intervistë ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Spiropali është pyetur nga gazetarët në lidhje me sistemin e ri, i cili bëri që figura të njohura të PS si Ervin Bushati, Ilir Beqaj apo Pandeli Majko të mbesin jashtë parlamentit.

Ministrja tha se ky ishte një sistem i ri që ka nevojë për përmirësim, teksa tha se edhe fleta e votimit ishte e vështirë prandaj edhe dolën mijëra vota të pavlefshme.

“Është një sistem i ri që kishte shumë të panjohura. Ka vend për të përmirësuar që nga fleta e votimit dhe PS është demtuar rëndshëm. Shumë qytetarë kanë votuar 12 dhe kandidatë kanë votuar dikë më lart. Ka vend për përmirësime. Pandi Majko, Ervin Bushati, Beqja nuk do jenë në Kuvendin e Shqipërisë, por këto janë procese dhe nuk mund ta cënojnë atë që kanë dhënë për Shqipërinë. Përgëzoj ata që kanë thyer hersin,” tha Spiropali.

Më shumë

spot_img
spot_img