Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
39 °
Mër
40 °
Enj
33 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Spiropali e bindur për shkarkimin presidentit: Ilir Meta është rrezik për vendin!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Ilir Meta është rrezik për vendin”, kështu shprehet ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ajo u shpreh e bindur se mazhoranca do të arrijë ta shkarkojë, ndërsa shtoi se ka besim që Gjykata Kushtetuese do të gjejë “shkelje ulëritëse” nga Meta.

Pjesë nga deklarata e Spiropalit në “ABC News”:

Janë dhjetra deklarata të cilat janë vënë re edhe nga partnerët tanë. Ka qenë në një konflikt të hapur me mbështetësit tanë, ambasadoren e SHBA. Ata janë partnerët tanë. Nuk duam aty një njeri partiak, apo të kemi një përfaqësues të PS. Besoj çdo deputet që ka respekt për këtë vend do votojë për shkarkimin e tij. Kam besimin që Gjykata Kushtetuese do gjejë shkelje ulëritëse.

LSI mori ndëshkimin spektakolar në këto zgjedhje, edhe për shkak të Ilir Metës. Pretendonin 35 mandate, kanë katër dhe janë jo relevantë në skenën e politikës shqiptare. Nuk mund të mbajmë një president republike që është rrezik për vendin. Një ditë para se të vritej një aktivist në Elbasan, tha duhet të ngriheni, ti bini, t’i korrni…

Më shumë

spot_img
spot_img