Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Spiro, ta gëzosh vlla certifikatën…Nga sot fli i qetë, shko në fshat dhe u thuaj të aplikojnë”, Artan Lame jep tapinë e parë në Gjilekë të Himarës dhe thotë: Nuk ka toka shtet për oligarkët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Artan Lame, kreu i Kadastrës Shqiptare, në krah të kryetarit të Bashkisë së Himarës Gjergj Goro doli në një konferencë për mediat ku tha se për bregun e Shqipërisë, ligji i ri, mundësoi parcelizimin e pronave madje garantoi edhe marrëveshjet, raporton newsbomb.al.

Si eksperiment i parë u morr fshati Ilias, që sipas Lames, doli të ishte i suksesshëm. Tani, Lame tha se cdo qytetar duhet të aplikojë online për certifikatën e pronësisë, një process që ka nisur dhe nuk do të ndalet.

Ai mori me vete certifikatën e Spiro Niko Bonjakos që tha se nuk do të donte ti konsiderohej si fushatë, por si një mënyrë e qartë për të dhënë mesazhin që banorët e bregut, të aplikojnë për pronat e tyre.

“Edhe për të dhënë një mesazh edhe brenda në fshatin e Gjilekës që e bëri aplikimin dhe erdhi për të marrë sot cerifikatën dhe me shpresën që nuk do më quhet shkelje fushatës spiro niko bonjako. Spiro ke certifikatën që aplikove, është kartela e pasurisë tënde dhe segmenti i hartës kadastrale: nga sot fli i qetë vlla që more certifikatën e pronësisë.

Nëse nuk e ke rrethuar në daç rrethoje në daç leje pa rrethim se nuk hyn dot njeri në këtë pronë. Do shkosh tani në fshat. Tregojua atyre dhe thuaj shkoni aplikonipër të marrë certifikatën. Vetëm thuaj shkoni vëllezër aplikoni” tha Tan Lame.

Ai tha ndër të tjera se ligji I ri funksionoi. “Më i afërmi fshat që do të vijojë do të jetë Dhërmiu dhe Vunoi. “Duhet të heqim mosbesimin. Bashkia ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë procesin. Secili do të marrë tokën e vet. Dhe nuk ka toka shtet, ka shumë pak. Për të hequr ato aludimet që po ua marrin pronarëve dhe po ua japin oligarkëve” tha Lame, raporton newsbomb.al.

Procesi I dhënies së certifikatave të pronësisë për pronat pa probleme në bregdet ka filluar, dhe po punohet me Blloqe të verifikuara më parë, sipas zyrës së Kadastrës, raporton newsbomb.al.

Njoftimi i Kadastrës:

Pas disa muajsh punë në terren dhe në zyrë Kasdastra Shqiptare ka mbyllur me sukses procesin e regjistrimi fillestar  të fshtatit Gjilekë, zona kadastrale ZK.1739, Bashkia Himarë. Pas fshatit Ilias ZK.1982, Gjileka ështëfshati i rradhës që Kadastra kryen regjistrimin fillestar për 248 pasuri.

Në vitin 1994 është bërë ndarja e tokës bujqësore dhe fshatarët janë pajisur me AMTP (tapi) dhe që prej kësaj kohe nuk kanë mundur ta regjistrojnë tokën e fituar me ligjin 7501.

Në mungesë edhe të hartës, poseduesit e tokës as nuk kanë mundur ta rrethonin tokën për shkak se nuk kishte hartë për kufinjtë.

Në mungesë të regjistrimit asnjëri prej tyre nuk mund ta shiste tokën në rrugë të ligjshme. Madje as kanë mundur ta mbrojnë nga grabitësit, pasi nuk kishin një dokument pronësie.

Tani me dokumetin e pronësisë, banorët e Gjilekës mund ta shesin, të marrin kredi apo të ndërtojnë në tokën e tyre tashmë me certifikatë.

Regjistrimi fillestar në këtë zonë është i rëndësishëm për gjithë banorët, jo vetëm për ta gëzuar por për tia ardhur në ndihmë edhe turizmit në këtë zonë bregdetare.

Sot në mënyrë simbolike i është dorëzuari një banori certifikata e tokës, ndërsa ftojmë të gjithë të tjerët të aplikojnë përmes e-albania për tu pajisur me certifikatën e tokës sipas AMTP.

Të gjithë AMTP mbajtësit të cilët gjejnë emrin në listën bashkëlidhur, të apikojnë në portalin e-albania për tëtërhequr certifikatën e pronësisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img