Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Spekulimet për EMRIN e Aeroportit të Kukësit, domethënia e veçantë e “Zayed” dhe inagurimi që i bëri Meta e Basha në vitin 2010

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aeroporti i Kukësit pritet të hapet javën tjetër. Të paktën kështu është deklaruar dhe premtuar nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama, shkruan newsbomb.al. Ai do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut”.

“O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkroi Rama dy ditë më parë dhe ndau foton e godinës ballore të Aeroportit, e përfunduar. Sipas tij, Aeroporti i Kukësit do të jetë funksional 1 javë para zgjedhjeve dhe të parët që do zbresin aty do jenë “çunat e Kukësit” që janë në Londër. Bashkë me ta do jetë dhe Rama.

Domethënia e emrit “ZAYED”

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit kanë nisur në vitin 2003 dhe i kushtoi 22 milion dollarë. Financimi ishte i gjithi i Emirateve të Bashkuara për nder të Princit të Kurorës Zayed bin Sultan Al Nahyan, emrin e të cilit e mban sot dhe Aeroporti, shkruan newsbomb.al.

Screenshot 2 25
Princi Zayed bin Sultan Al Nahyan

Zayed bin Sultan Al Nahyan ishte një nga personat më të pasur të botës dhe njeriu që bashkoi 7 Emiratet dhe u bë Mbreti i parë i Emirateve të Bashkuara. Ai udhëhoqi për 30 vite, nga 3 gushti 1966 deri në 2 nëntor 2004, kur vdiq.

Pse do të mbajë Aeroporti i Kukësit emrin e Princit Zayed

Kur arabët mbërritën në Shqipqëri, më saktë në Kukës, pas eksodit të shqiptarëve të Kosovës, ata u shokuan nga ajo që panë. Për t’i ardhur në ndihmë direkte atyre, ata vendosën të ndërtojnë një aerodrom në Kukës, që të sillnin ndihma humanitare.

Emiratet e Bashkuara Arabe kontribuan me shuma të mëdha parash, ndihma humanitare, ndërtuan një kamp refugjatësh shumë efikas për shqiptarët e Kosovës dhe një pistë ajrore për furnizimet e ndihmave hyrëse në Kukës.

Emiratet e Bashkuara Arabe financuan ndërtimin e aeroportit i cili përfundoi në 2006 dhe pritej të punësonte më shumë se 200 njerëz, duke ndihmuar ekonominë lokale duke hapur më shumë mundësi turistike për rajonin.

Aeroporti mori emrin e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili vendosi të investonte në Shqipëri plot 22 milion dollarë, shkruan newsbomb.al. Një vit pas nisjes së punimeve, Zayed ndërroi jetë, në 2 nëntor 2004.

Inagurimi në 2010

Në vitin 2010, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed” u inagurua nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë Lulzim Basha, dhe zv.kryeministri Ilir Meta. I pranishëm mes shumë personaliteteve, ishte dhe Ministri i Jashtëm i Emirateve Abdullah bin Zayed Al Nahyan, djali i Princit të ndjerë Zayed bin Sultan Al Nahyan.

“Isha shumë i trishtuar kur vizitova këtë qytet 11 vjet më parë. Vazhdoja të kujtoja buzëqeshjet në fytyrat e njerëzve këtu pavarësisht nga vështirësitë që ata hasnin gjatë asaj kohe. Ne, në Emiratet e Bashkuara Arabe, jemi krenarë për marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe për vëllezërit tanë, shqiptarët.  

Shpresojmë të shohim këto marrëdhënie të zhvillohen dhe të rriten dhe i urojmë vendit tuaj përparim dhe prosperitet të mëtejshëm. E njëjta dëshirë u shkon fqinjëve tuaj në Kosovë”, tha në vitin 2010 ministri Abdullah bin Zayed Al Nahyan, djali i Princit Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Një film mbi jetën e Princit të ndjerë Zayed bin Sultan Al Nahyan u shfaq gjatë ceremonisë. Abdullah më pas vizitoi terminalet e nisjes dhe mbërritjes së aeroportit, kullën e kontrollit dhe pistën. Foto e mëposhtme tregon momentin kur djali i Princit Zayed mbërriti në Kukës, në 2010.

1 16a08066dce.646626 3814302301 16a08066dce large
Inagrurimi i Aeroportit te Kukesit ne vitin 2010

Disa media në Shqipëria kanë spekuluar se “në vendin tonë kanë mbaruar personalitete” dhe për këtë Qeveria i ka vendosur Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit emrin e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Ndërkohë, Aeroporti e ka marrë emrin që në nisje të punimeve të tij, në 2003 për nderë të Princit që vendosi të investonte dhe ndihmës që ai dha për shqiptarët e Kosovës. Në vitin 2010 ai u inagurua nga djali i Zayed bin Sultan Al Nahyan, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

//NEWSBOMB.AL

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img