Hapësire reklamuese

Bota

Spektakli kthehet në ferr, dy aviatorët vdesin gjatë një manovre me flamur (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pak momente para rënies fatale të dy aviatorëve kolumbianë

Dy pjesëtarë të forcave ajrore kolumbiane humbën jetën ditën e djeshme gjatë një demonstrimi ajror.

Kablli që mbante dy aviatorët u këput dhe fatkeqësisht ata humbën jetën. Trupat e tyre u mbështollën rreth flamurit që po mbanin dhe ranë në tokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradës për të kremtuar ‘’Festivalin e Luleve të Medelinit’’.

Aeroporti i qytetit është mbyllur nga autoritetet, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit tragjik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu