Hapësire reklamuese

Politikë

“Spektakël pa produkt’”, analisti dhe Balla me pikëpamje të ndryshme për Samitin

Shkruar nga Newsbomb

Duket se të ndryshme janë pikëpamjet në lidhje me samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.

Analisti Artan Hoxha tha se më shumë ishte një spektakël sesa një samit me produktivitet.

“Spektakël 99%, produkt 1%. Ishte një samit kaq vunerabël për shkakun se ishte 99% spektakël. Shqetësimi dhe kërcënimi më i madh ishte shiu. Në këtë samit kishte shumë spektakël, por nuk kishte aspak gëzim”, tha ai.

Për ndryshe mendon ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se samiti mbushi plotë “shportën ekonomike” për Shqipërinë dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se do kemi një herë tjetër ta sqarojmë këtë historinë e stadiumit, pasi e vërteta është ndryshe. E vërteta është se mikëpritja shqiptare ka qenë në nivelin më të lartë dhe e organizuar nga qeveria. Dita e sotme është e mirë për Shqipërinë dhe për Kosovën, sa herë ngjitet lartë Shqipëria ka efekt pozitiv dhe për Kosovën. Ajo për të cilën qytetarët mendojnë se duan të mendojnë se çfarë solli samti? Nuk është samit rutinë.

Kam patur mundësinë të jem në delegacionin e Ramës në 2014 për inicimin e një procesi të tillë, në diksutimin që është bërë mes Merkel dhe Ramës dhe prej atij momenti derisa në gusht të 2014 u thurr dhe takimi i parë në Berlinë.

Samiti i Tiranës mund të quhet samiti me shportën plotë. Shporta e kashtës mund t’ju duket ju. Takimi ëshët për ti dhënë një dimension të një zhvillimi ekonomik, deri në vitin 2030 të ardhurat e qytetarëve të rajonit të dyfishohen brenda kësaj kohe. Konkretizimi është, të bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e tregut të përbashkët europian”, tha Balla për “Opinion” në “Tv Klan”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese