Hapësire reklamuese

Aktualitet

Spektakël fishekzjarresh në sheshin “Skënderbëji”, zbulohet agjenda e festimeve natën e Vitit të Ri

Shkruar nga Newsbomb
Spektakël fishekzjarresh në sheshin

Për natën e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që ta presë së bashku me qytetarët në sheshin “Skënderbej”, me një koncert festiv dhe spektakël fishekzjarrësh.

Kjo do të jetë një natë e gjatë festive, ku mbrëmja do të elektrizohet nga muzika e Getoar Selimit dhe Ardit Çunit, si dhe nga DJ më të mirë. Koncerti i organizuar nga Bashkia pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

Theksojmë se gjatë gjithë dhjetorit në sheshin “Skënderbej” janë organizuar koncerte të ndryshme me këngëtarët më të njohur në vend. Gjatë vitit 2022 Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë duke zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme social-kulturore. Falë dhe këtij suksesi dhe vëmendjes së treguar ndaj sportit, gjatë vitit 2023, Tirana do të jetë dhe “Qyteti Europian i Sportit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll