Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Specialja shpall fajtor Salih Mustafën, dënohet me 26 vite burg ish-pjesëtari i UÇK-së

Lajme të ngjashëm

Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 26 vite burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.

Ai është shpallur fajtor për veprat, vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrat.

Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

“Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ajo gjatë seancës.

Mustafa u arrestuar dhe më pas u tranferua në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shkator të vitit 2020

Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë ,  14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

 

 


Më shumë