Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Specialistja e ISHP tregon rastin e papërgjegjshmërisë së qytetarit: Bëri testin e COVID, përgjigjen e priti në restorant me njerëz të tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

b3be2e371a5b431eeed55267736b9a6e

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, ka folur ditën e sotme për situatën e COVID-it në vendin tonë, pasi në ditët e fundit ka patur shumë raste të reja.

Ajo thotë se pjesa më e madhe e të infektuarve janë asimptomatikë, por kjo rrezikon përhapjen e infeksionit në grupet e rrezikuara.

Daja tregoi në Abc News edhe një rast të një qytetari që me papërgjegjshmëri të plotë bëri testin e COVID-it dhe rezultatin e priti në një restorant, i shoqëruar nga persona të tjerë.

“Pjesa më e madhe e personave që kemi aktivë, janë asimptomatikë. Ne nuk e dimë akoma a krijon imunitet virusi. Nga të gjithë artikujt që kemi lexuar kemi kuptuar se disa persona bëhen imunë por nuk e dimë sa zgjat kjo. Ne po bashkëjetojmë me virusin, dhe ka persona që nuk ka asimptomatikë por problemi nuk është tek ata por te njerëzit e moshuar që ata kanë në familje.

Problemi qendron se nga ajo që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë, mund të ndodhë edhe këtu. Ne përpiqemi që rasti i infeksioneve të jetë i ulur, dhe të mos e transmetojmë virusin tek prindërit tanë. Unë e dëgjova kryeministrin dhe në njëfarë mënyrë ka të drejtë. Një person me shenja klinike që mund jetë me Covid sjell analizën dhe kur ne e marrim në telefon dhe ai është në një restorant me 10-15 persona të tjerë.

Kryeministri ka dalë shumë i revoltuar dhe ka shumë të drejtë. Ka pasur raste kur 18-vjeçarë janë pozitivë dhe ne i kemi thënë që të qëndrojnë në shtëpi, dhe kanë dalë për kafe me shokët dhe shoqet”, tha Daja.

Më shumë

spot_img