Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Specialistët këshillojnë: Edhe gratë shtatzëna të rrezikuara nga COVID-19, duhet të marrin vaksinën

Shkruar nga Newsbomb
Specialistët këshillojnë: Edhe gratë shtatzëna të

Javët e fundit në vendin tonë janë rritur ndjeshëm shifrat e të infektuarve me koronavirus, ku ka patur edhe shumë raste të infektimit të grave shtatzëna.

"Edhe tek gratë shtatzëna Covidi mund të shfaqet në aspektin klinik dhe në forma të ndryshme. Nga format e lehta, pra që kalojnë si një virozë normale dhe deri në format e tjera të mesme, apo të komplikuara. Në strukturën tonë spitalore kemi zona të dedikuara për pacientet me Covid. Në maternitet ka raste me Covid. Ne mundohemi të bëjmë zgjidhjen e lindjes në rastet kur sëmundja presiston për një kohë të gjatë në mënyrë të tillë që të shmangim dhe problematikat që mund të ndikojnë tek bebi”, është shprehur mjeku obsteter-gjinekologu Redi Hoxhallari.

Specialistët këshillojnë që edhe kjo kategori duhet të marrë vaksinën, pasi është shumë e rrezikuar.

“Të vaksinohen, sepse e dimë të gjithë që është një sëmundje që ka fatalitete, është sëmundje që kalon me shumë vështirësi, rëndesë. Janë shumë arsye e faktorë që na bëjnë ne të theksojmë rëndësinë e vaksinimit edhe të nënave shtatzënë. Raste të grave shtatzëna të vaksinuara ne kemi, Pfizer është vaksina e zgjedhur për gratë shtatzëna, por dhe vaksinat e tjera nuk është se duket të kenë efekte negative tek fetusi”, është shprehur ai për Tv Klan.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll