Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Specialistët e Krimit Ekonomik arrestojnë katër durrsakët, shisnin pa licencë telefona në trotuar (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

766eabfcc169e21a60b1ef2b073379ff

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 4 persona, pasi shisnin  telefona e aksesorë të tjerë pa licencë dhe dokumentacion përkatës.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Personat në fjalë u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img