Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPECIALE/ Dosja voluminoze e Arben Ahmetajt, 470 emrat e përmendur në hetimin e SPAK

Shkruar nga Newsbomb
SPECIALE/ Dosja voluminoze e Arben Ahmetajt, 470 emrat e përmendur në
Dosja voluminoze nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u kërkua heqja e imunitetit për ish kryeministrin Arben Ahmetaj, ka nxjerrë në dritë të tjera të vërteta. Ndaj ish ministrit rëndojnë 3 akuza: - Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal, - “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë; - “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal. Dosja voluminoze prej 320 faqesh përmendte veç Ahmetajt, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Por, jo vetëm këta pasi në këtë hetim të thelluar nga SPAK ka shumë personazhe të tjerë, qoftë edhe jashtë politikës. Newsbomb.al ka bërë një hulumtim të detajuar të dosjes, duke evidentuar të gjithë personat e përmendur në SPAK. Ish zv. kryeministri, kryebashkiaku, biznesmenë, subjekte juridike të ndryshëm apo qoftë edhe recepsionistët në hotelet jashtë vendit, janë pjesë e kësaj dosje. Më poshtë mund të njiheni me 470 emrat e përmendur në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme që kërkoi heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, duke vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore.

Emrat e permendur ne dosjen hetimore te SPAK per Arben Ahmetaj by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese