Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Spartak Ngjela sulmon ashpër Ilirjan Celibashin: Autor i manipulimit të dy palë zgjedhjeve, ka ardhur koha që Yuri Kim të nxjerrë faktet për korrupsionin e lartë shtetëror

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

43a5ed27528f04cc8472e8152be8e4d8

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka sulmuar ashpër kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke e akuzuarv si autorin kryesor të manipulimi të dy palë zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai e quan një turp historik vendosjen e Celibashit në krye të KQZ, pasi sipas tij, ai duhet të shkonte në burg.

Ngjela shprehet se Celibashi iu kundërvu politikës amerikane ditën e sotme sepse ia kishte kërkuar Rama, ndërsa shton se ka ardhur koha që ambasadorja amerikane Yuri Kim t’u paraqesë shqiptarëve faktet që ajo ka për korrupsionin e lartë shtetëror.

Postimi i plotë:

E shikoni ku është Shqipëria sot?

Një farë Ilirian Celibashi, autori kryesor i manipulimit të dy palë zgjedhjeve në Shqipëri, në vend që të shkonte në burg, u zgjodh sërish Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Turp historik!

Ky Çelua, befas, iu kundërvu politikës amerikane sot, por gjithë frikë, për të inkriminuarit që nuk duhet të kandidojnë. “Kushtetuta, kushtetuta” thosh në panik manipuluesi klasik i dy palë zgjedhjeve në Shqipëri. Dhe kuptohej se këtë ia kishte kërkuar Rama.

Janë naivë. Si vetë Rama. Pse Edi Rama dhe një farë Celibashi do të mundin politikën amerikane në një interes të rëndësishëm të saj në Ballkanin Perëndimor?!!

Ende nuk po kuptoni dot gjë

o mjeranë.

Është mirë të tërhiqeni sa nuk është vonë për ju.

Ju, do ta mundni në favor të Rusisë politikën amerikane në Shqipëri, në një vend ku Amerika është prezente kudo?

Po ambasadorja Yuri Kim, a do t’ua paraqesë shqiptarëve faktet që ka si politikë amerikane për korrupsionin e lartë shtetëror? Koha ka ardhur.

Me dy tre emisione të Zërit të Amerikës, e flaku politika amerikane antiamrikanizmin Berisha në vitin 1997?

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img