Hapësire reklamuese

Social Bomb

Spartak NGJELA nuk përmbahet pas homazheve të KACIFASIT: Njerëz me kafka të deformuara, grekë nuk ka as në Athinë (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj. Dhe sigurisht që, të dy këta shtete, të ngritur mbi varret e shqiptarëve të vrarë prej tyre, edhe Greqia edhe Serbia, janë nën shqetësimin e së vërtetës.

Kush na qenka ky heroi grek që u përkujtua dje?! Një bandit me armë në dorë, dhe, për më tepër, dhe, siç dëgjuam nga të ardhurit e djeshëm, i vrari na paska qenë edhe çlirurs. Pika çlirursit! Dhe të gjithë atyre që shkojnë në përkujtimin mortor të tij. Komedi të tilla, vetëm njerëz të marrë e në dëshpërim mund t'i krijojnë.

Janë të trembur. Të ardhurit po kërkojnë të çlirohen nga vendasit autoktonë: komedi e madhe! Në thelb, këta janë fakirë që po i përbuz historia. Kjo është e vërteta.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.