Hapësire reklamuese

Politikë

Spartak Ngjela: Meta po thellon marrëzinë e tij, dje dha shfaqjen më të shëmtuar pas një deliri force që i vjen të sëmurit mendor nga frika e burgosjes

Shkruar nga Newsbomb
Spartak Ngjela - Ilir Meta

Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar presidentin Ilir Meta pas përplasjes së këtij të funit me policinë bashkiake të tiranës në zyrat e FRD-së.

Sipas Ngjelës, presidenti Meta ditën e djeshme dha shfaqjen më të shëmtuar kundër vetes pasi vuan nga “Sindromi i Burgosjes së Afërt”, që krijon një delir force që i vjen të sëmurit mendor nga frika e burgosjes.

Ngjela thotë se shenjat janë që bandave politike në Shqipëri t’u vijë fundi shumë shpejt, pasi Uashingtoni të bëjë denoncimin me emra të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Meta po e thellon marrëzinë e tij.

Tragjedia e tij personale si i kërcënuar nga antikorripsioni, po reflekton në një komedi kundrejt syrit të shqiptarëve. Por, a mund të tolerohet ligjërisht marrëzia e  Presidentit të Republikës?!!

l.

Shqiptarët po presin denoncimin emëror të Uashingtonit për korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, dhe të atyre që nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Por, pikërisht për këtë shkak, në këtë kohë të trazuar antikorrupsion, po thellohet marrëzia Meta.

Dje ai dha shfaqen më të shëmtuar kundër vetes.

Është i njohur ky sindrom marrëzie shekullor i pushtetarit të lartë që është kapur në korrupsion apo në krim, dhe që pret ndëshkimin me burg. Ky quhet  Sindromi i Burgosjes së Afërt.

Ky sindrom shoqërohet me frikë çorientuese që krijojn depersonalizim dhe një delir force që i vjen të sëmurit mendor nga frika e burgosjes, dhe, në marrëzi, ky individi kërcënon me një "forcë" që nuk e ka aspak. 

Ja, ky është Meta që po shfaqet aktualisht.

Ka shumë të tillë në histori. Dhe kjo është arsyeja që Meta tani po flet përçart... ka frikë, dhe kërcënon nën sindrom, por shpejt, për të gjitha këto shfaqje marrëzie që ai ka dhënë, do të shkruhen romane, fejtone, pjesë humoristike, dhe, sigurisht që do të shkruhet edhe një histori e trishtë për "veprat" makabre të të korruptuarëve të lartë në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit.

Do të shkruhet shumë për vuajtjen shqiptare nga monstra të tilla, sidomos në këta katër vjetët e fundit që, pikërisht këta të korruptuar, janë të kërcënuar nga antikorrupsioni dhe goditja e krimit të organizuar.

ll.

Në këtë kohë, shikoni ngjarjet, se nuk është vetëm marrëzia Meta... ngaqë ka edhe të tjerë që do shfaqen.

Shenjat janë, që, tragjedia e gjatë e  shqiptarëve po përfundon me një komedi. 

Ndërsa gëzimi i likuidimit të bandave politike në Shqipëri, do të sjellë gëzim të madh shoqëror, dhe letërsia do ta shoqërojë këtë gëzim me komeditë e shumta që do të tallen me mediokritetin dhe marrëzitë e të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

Të gjithë këta, njerëz të rëndomtë që morën një pushtet politik, të ndihmuar edhe nga vendet kufitare antishqiptare, madje edhe më tej, por që iu sollën shqiptarëve, pas tiranisë Hoxha, fenomenin më negativ të historisë së Shqipërisë.

Erdhi fundi i të korruptuarëve të lartë, por marrëzia e tyre do të vijojë të shfaqet si komedi. Si ajo Marrëzia Meta që shqiptarët panë dje gjate gjithë ditës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll