Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Spartak Ngjela i BINDUR: Provat për Berishën do të dalin sepse i kërkoi vetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Spartak Ngjela është shprehur i bindur se provat që kërkoi Berisha ndaj akuzave për korrupsion do të dalin shumë shpejt.

Kjo pasi ndërkombëtarët nuk bëjnë shaka, duke e cilësuar këtë proces gjyqësor që do të nisë, si një proces historik që implikon presidentin Berisha.

Lidhur me qendrimin që mbajti Basha dje për shpalljen e tij “non-grata” në SHBA, Ngjela tha se ishte një reagim normal që la të nënkuptohej se ai dhe PD nuk e lë në baltë Berishën, por se ish-kryeministri do të ecë vetë në rrugën dhe betejën me ligjin.

Spartak Ngjela: Basha pavarësisht se është shprehur ashtu, duhet të kuptonte se është në një proces dhe presupozohet i pafajshëm deri atëherë. Ai tha se ne partia nuk i prishin marrëdhëniet, presim procesin. Kjo tregon që Berisha nuk është i sigurtë. Është lojë politike që njeri është radikal dhe tjetri i moderuar. Ky është kryetar partie dhe do lëri një portë për të shpëtuar partinë e tij nëse historia del ndryshe. Ky është një moment historik, nuk është moment ordiner. Basha tha që do presë procesin. I tha popullit që ai ka punën e vetë, partia ka punën e vetë, kuptova që Saliu ka rrugën e vetë për të fituar pafajësinë. Nëse hiqte dorë nga partia do pranonte fajësinë. Ika unë dhe hajd më gjykoni. Nuk ishte shumë i vendosur dhe vetë ai. Unë po flas për pozicionin tim, jo si analist apo si gazetar. Por po flas si avokat. Po prova do dalin, sepse ai vetë i këkroi dhe ndaj është proces historik. Provat do të dalin të gjitha dhe mbajeni mend. Është proces historik për një president që ka pasur afekt ndërkombëtar.

Lexo edhe: “Jam profesionist, më kanë dalë të gjitha”, Ngjela: Berisha gaboi sepse hodhi në gjyq politikën amerikane! Blinken nuk flet me mendimet e gruas…

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img